TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sipas tij disa ‘të vërteta’ rreth bazës ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë tashmë edhe bazë e NATO-s për Ballkanin Perëndimor.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha ka publikuar dy mesazhe nga , ku i pari thotë se Shefi i Misionit CUBIK në atë kohe, në 2011 Nenkolonel Lu Boros nuk pati marrëdhënie të mira me ministren Mimi Kodheli dhe u largua pa e përfunduar misionin e tij për te cilin ishin bërë edhe shumë studime.
REAGIMI I BERISHËS
E vërteta e bazës ajrore te Kuçovës!
Duke përshëndetur çdo interes te NATO-s per baza apo lehtësi aeroportuale në Shqipëri, këtu me poshtë keni një informacion konkret te oficerit dixhital mbi te vërtetën për aeroportin ushtarak te Kuçoves. sb
“Përshëndetje zoti kryeministër Berisha!
Siç me siguri jeni ne dijeni, Shefi I Misionit CUBIK ne atë kohe, ne 2011 Nenkolonel Lu Boros nuk pati marrëdhënie te mira me Mriken dhe shume here është përplasur për problemet e zvarritjeve edhe te Planit te Bazes Ajrore te Kuçovës, dhe u largua me pas pa e përfunduar misionin e tij për te cilin ishin bere edhe shume studime, plane dhe ide nga ai dhe i gjithë grupit Cubik, të cilat ngelen të pazhvilluara si në infrastrukturë ashtu dhe në pajisje luftarake. Grupi CUBIK mbronte idenë e zhvillimit të kësaj baze si një bazë e rëndësishme e FA Shqiptare dhe të NATO-s (si nje baze Hostnation). Plani mbeti ne sirtar rilindasish për me shume se 7 vjet, c’ka përbën një skandal politikisht, dhe një humbje kohe te vlefshme ne kuadër te modernizimit te FA me standardet e NATO-s.
“Rilindjes” në atë kohë me sa duket i interesoi me shumë “show” i turpshëm i arrestimit të Gjeneral Brigade Syrja Gjokes, personit që në zbatim të këtij plani, si pjesë e grupit CUBIK nisi punën për çlirimin e hapësirave të aeroportit te Kuçovës, sesa realizimi i Planit CUBIK, si një arritje e administratës Berisha që futi vendin ne NATO!
Perse e kanë kërkuar sot? Sipas gjykimit tone, tani u intereson qe tokat e Farkës ku është Grupi i Helikopterëve, ti privatizojne. Firma shume e përfolur Fusha ka influencën më të madhe në atë zonë dhe në atë tokë ku sot është Rregjimenti i Helikopterëve. Projekti i gatshëm, i përfunduar ne shtator 2011 është 45 faqe. Madje ne procesin e turpshëm kundër Gjeneral Syrja Gjokes, është dorëzuar si material i plote komplet Masterplanin i zhvillimit të Bazës Ajrore Kuçove por prokuroria e Beratit nuk e morri fare ne konsiderate. Prokurore ishte shoqja e deputetes se Kuçovës Felaj. Ju lutem njoftoni opinionin publik per kete skandal me permasa te cenimit te sigurise kombetare dhe funlsionimit te FA.
Nga nje grup ushtarakesh ne lirim dhe aktive, por gjithesesi ne sherbim te Atdheut nen moton “Atdheu, Nderi, Detyra” !”