AKTUALITET, 6 Gusht 2018, 18:03

“Dita e Maldinit”/ Paolo: Leonardo më bindi të pranoj projektin e ri

“Dita e Maldinit”/ Paolo: Leonardo më bindi të pranoj

Paolo Maldini është prezantuar edhe zyrtarisht ditën e sotme, si Drejtori i Zhvillimit Strategjik në klubin e Milanit. Një rikthim ky për kapitenin legjendar të kuqezinjve, që pas shumë kohësh i shkëputur, rikthehet në klubin e vetëm që ka luajtur në karrierë, me mbi 600 ndeshje zyrtare, dhe trofe të panumërt të fituar.

Në konferencën që po mbahet në Casa Milan, Maldini tha edhe fjalët e para, tashmë me petkun e drejtuesit në klubin kuq e zi.

 

Mirë se u riktheve Paolo. Emri juaj është lidhur me rikthimin te Milani, vitet e fundit. Çfarë ju bindi të ktheheni te ky Milan?

Në fakt nuk kam thënë kurrë jo. Një vit e gjysmë më parë, fola me pronarët kinezë, por nuk gjeta dot një rol për mua. Tani situata është ndryshe. Leonardo më telefonoi, dhe kisha besim te ky projekt. Jam shumë besimplotë se plani i tyre do ecë tashmë.

Siç e thashë, roli i Leonardos ishte thelbësor. Do ndajmë eksperiencën tonë si në të kaluarën. Jemi miq, dhe tashmë do punojmë së bashku. Nuk kemi pasur shumë kohë që kur pronarët ndryshuan, por jam takuar me pronarët e rinj, dhe gjithçka e kemi zgjidhur shumë shpejt.

Keni qenë i qetë si kapiten, nuk bërtisnit shumë. Si do jeni te roli i ri?

Karakteri im është i njëjtë. Roli në zyra tashmë është shumë më ndryshe, por është e rëndësishme që të jemi të përkushtuar te klubi, ekipi dhe e gjithë skuadra. E rëndësishme është që të gjithë të jemi të përkushtuar.

Çfarë ju pëlqeu te ky projekt i ri? Ju keni thënë se doni të punoni, dhe jo vetëm të jeni ambasador për klubin…

Projekti dhe roli im janë të lidhur. Roli ishte një element që vendosa të pranoj. Nuk kam përvojë si drejtor, por do punoj me Leonardon. Ai e di punën, e një klubin. Të punoj krah tij, do të jetë shumë e rëndësishme. Prandaj edhe vendosa të them “Po”.

Cili do të jetë ekzaktësisht roli juaj?

Unë do të punoj me merkaton, me trajnerin, me ekipin e parë dhe me ekipet e të rinjve. Do punojmë bashkmë me Leon, në të mirë e keqe. Do kemi përgjegjësi, në të gjithë fushën sportive të Milanit.

Çdo pozicion ka përgjegjësi, gjithsesi, është bukur të rikthehesh në një ambient si ky i Milanit. Babai im ka luajtur këtu, djemtë e mi luajnë me të rinjtë. Kam një lidhje të fortë me këtë klub.