TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, në afërsi të Lesinës, në kryqëzimin Ripalta, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa raportohet për 10 të vdekur dhe disa të plagosur.
“Tgcom” shkruan se dyshohet se 10 viktimat ishin emigrantë, dyshohet se ishin afrikanë, që punonin në bujqësi, të cilët po ktheheshin nga puna në ato momente.
Viktimat kanë qenë duke udhëtuar me një furgon, ndërsa janë përplasur nga një kamion.
Ndërkohë, dy ditë më parë, po në këtë zonë humbën jetën 4 persona pas një aksidenti, ndërsa raportohet se edhe ata ishin emigrantë.