LIFESTYLE, 17 Mars 2020, 13:09

Koronavirusi prek Game of Thrones, aktori i njohur i serialit pozitiv

Koronavirusi prek Game of Thrones, aktori i njohur i serialit pozitiv


‘Armiku i padukshëm’ ka prekur edhe yllin e Game of Thrones.

Aktori norvegjes, Kristofer Hivju i cili në serialin e njohur luante personazhin e dashur Tormund ka konfirmuar se është infektuar nga virusi dhe tani është vetëizoluar në shtëpi me familjen e tij.

“Jam mirë, vetëm kam pak simptoma të ftohti”- shkruan Hivju. Ai gjithashtu i bën thirrje të gjithë fansave të tij që të kenë kujdes, të lëna duart sa më shpesh, të mbajnë një distancë prej 1.5 metrave nga të tjerët.

Edhe aktori i njohur anglez Idris Elba ka rezultuar pozitiv Covid-19.

47 vjeçari është izoluar në shtëpinë e tij. Lajmin e infektimit të tij e bëri publik vetë aktori me anë të një videoje në Twitter.