LIFESTYLE, 17 Mars 2020, 10:54

U infektuan me koronavirus, shërohet Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij

U infektuan me koronavirus, shërohet Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij


Aktori i njohur amerikan Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson kanë dalë nga spitali në Australi pasi u kuruan për koronavirus. Lajmi bëhet i ditur nga BBC.

Çifti raportohet të jetë futur në vetkarantinim në shtëpinë e marrë me qera në Queensland.

Ata ishin në Gold Coast ku Hanks po punonte për një film mbi jetën e Elvis Presley.

Të dy burrë e grua janë ndër 375 rastet e konfirmuara me koronavirus në Australi.

Hanks, 63 vjeç, shkroi në Instagram të enjten e kaluar se ishte infektuar me koronavirus.

“Ndiheshim pak të lodhur, sikur kishim ftohtë dhe dhimbje trupi. Rita pati disa dridhje, që shkonin e vinin. Edhe ethe të pakta,”tha ai në postim.

Më vonë Hanks shkroi një mesazh tjetër, duke falënderuar cilindo që po kujdesej aq shumë për ta.