AKTUALITET, 10 Shtator 2020, 14:26

Shqipëria me katër rajone/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Presidentit për ‘Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin’

Shqipëria me katër rajone/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon


Me shumicë votash, Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin “Për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin”.

Në përfundim të diskutimeve dekreti u rrëzua me 14 vota, ndërsa vetëm dy deputetë mbështesin këtë dekret.

Pas rrëzimit në këtë komision, ligji tashmë kalon në seancë plenare. Ky ligj e ndan Shqipërinë në katër rajone.

Ndërkohë Presidenti Meta e ktheu ligjin në 14 gusht, me argumentin se “ky ligj, me përmbajtjen e miratuar, nuk mund të bëhet kurrsesi pjesë e legjislacionit të Republikës së Shqipërisë”.

“Ligji i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, bie hapur ndesh me disa dispozita të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me parashikimet e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe ligjin nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, theksoi Presidenti.