AKTUALITET, 1 Gusht 2019, 19:19

“Gënjeshtar edhe kusar”, Petrit Vasili shpërthen kundër Ramës për Teatrin: Bën pazar pa iu dridhur qerpiku



Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka reaguar sot në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar duke akzuaur Edi Ramën, si gënjeshtar.

Vasili në një reagim në Facebook, shkruan se Rama është një mashtrues që e konsideron pronën publike si të tijën.

Genjeshtar lëkurëtrashë !!! Edi Rama ka vetem dhe vetem nje aftesi, ku nuk e arrin dot askush,qe te genjeje. Te genjeje kudo,kurdohere dhe vazhdimisht pa u skuqur sepse lekura e fytyres i eshte bere e trashe si shollë. Deklaroi ne 30 korrik ne konference me gazetaret se :”Asnje centimeter nga trualli i teatrit nuk preket dhe nuk i jepet privatit”.

Sot e pyesin qytetaret ne FB: “se sa meter katror i jepen privatit” dhe ky genjeshtari lekuretrashe, Edi Rama i thote qe “rendesi ka teatri qe do marresh”. Ky mashtrues e konsideron pronen publike te te gjitheve neve si prone te tij,ndaj ben pazar me te pa ju dridhur qerpiku,e rruan e qeth,e grin,e perpin. Edhe genjeshtar edhe kusar. Shikojeni vete komentin qe ta kuptoni se cfare genjeshtari ka hyre dhe rri ne kryeministri”, shkruan Vasili.

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon rezistenca. Artistët për më shumë se një javë po rrinë ay ditë dhe natë, pasi shprehen se qeveria dhe bashkia mund të nisin zbrazjen e godinës. Ata kanë nënshkruar një marrëveshje me PD për ruajtjen e Teatrit dhe shpalljen e tij monument kulture. Nga ana tjetër Presidenti e dërgoi ligjin special për Teatrin në gjykatën kushtetuese. Artistët që mbrojnë Teatrin kanë nisur dhe shfaqet në godinë, ku kërkojnë mbështetjen e të gjithëve.