AKTUALITET, 28 Dhjetor 2019, 12:55

“Shpifësi kontinental flet për shpifjen”/ Petrit Vasili i nxjerr “bojën” Ramës (VIDEO)

“Shpifësi kontinental flet për shpifjen”/ Petrit Vasili i


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shpifur kundër presidentit të SHBA, Donald Trump.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ndërsa Rama flet për shpifjen, është vetë një shpifës kontinental.

“Ky shpifte dhe villte edhe kunder Presidentit te Amerikes Trump duke share e llomotitur si papagall ate qe i kishin mesuar,megjithese s’dinte asgje prej gjeje per z.Trump.

Edhe flet per shpifje ky shpifes nderkontinental.

Apo ky eshte rehat se e dine te gjithe se kush eshte, ndaj Amerika ja ka varur trasten me kohe dhe nuk humb mē kohe me te.”-shkruan Vasili.

Vasili publikon edhe një video ku Rama deklaronte se “Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Mos e dhëntë zoti ta zgjedhin president sepse do të ishte një president që do ti bënte dëme të mëdha Amerikës”.