TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës ka përfunduar me vrasje.
Aty ka mbetur i vdekur një 19 vjeçar, siç konfirmon prokurori Ramiz Buzhala.
“Janë dy grupe dhe janë përfshirë 8 persona, të ndarë në dy grupe me nga 4 persona.
Prej njërit grup është një i vdekur, i datëlindjes 2000. Është përdorur thika dy herë.
Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistuar personi që po dyshohet se e ka kryer vrasjen”, ka thënë ai, raporton “Gazeta Ekspress”.
Sipas tij, sherri ka ndodhur për shkaqe banale. “Jo më pe, jo ti e kështu”, ka thënë ai.