AKTUALITET, 28 Dhjetor 2019, 11:36

Festat e fundvitit rikthejnë shqiptarët pranë familjeve, ja sa emigrantë hynë në Kapshticë ditën e djeshme

Festat e fundvitit rikthejnë shqiptarët pranë familjeve, ja sa


Festat e fundvitit kanë rikthyer në atdhe shumë shqiptarë, të cilët punojnë në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian.

Gjatë ditës së djeshme, në kufijtë shqiptarë u shënua një dyndje e madhe emigrantësh, që po ktheheshin për t’u bashkuar me familjet e tyre.

Kështu, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 6003 dhe kanë dalë 2500 shtetas. Aktualisht, në këtë pikë kufitare po punohet me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje.