AKTUALITET, 28 Dhjetor 2019, 10:46

Grabitet argjendaria në qendër të Korçës

Grabitet argjendaria në qendër të Korçës


Një argjendari ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme në Korçë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në orë 3 të mëngjesit në pedonalen e qytetit.

Autorët, ende të paidentifikuar, kanë shqyer qepenin e argjendarisë dhe më pas kanë thyer xhamin e derës dhe janë futur brenda.

Pasi kanë grabitur sende me vlerë, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani nuk dihet dëmi i shkaktuar nga vjedhja, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.