TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vajza e ish-spiunit rus që u sulmua me agjent kimik dhe kanë luftuar për shumë javë me jetën, ka folur për herë të parë për këtë ngjarje.
Në ato çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare, Julia Skipal, deklaron se është më fat që sot është gjallë.
Ajo u sulmua në Britani, së bashku me babain e saj ish-spiunit rus, Sergei Skripal.
“Erdha në Britani në datën 3 mars për të takuar babanë. Pas 20 ditësh në koma, u zgjova duke dëgjuar lajmet se mund të ishim helmuar. E kam ende të vështirë të besoj këtë sulm me agjent nervor. Jemi me fat që jemi ende gjallë pas kësaj tentative vrasjeje”.
Më tej, Yulia Skripal shton se “trajtimi ka qenë i dhimbshëm dhe depresionues”.
“Rekuperimi ka qenë i ngadaltë. Jeta ime është kthyer përmbys. Tani dua të ndihmoj edhe babanë tim që të rekuperohet. Dua që të respektohet privatësia ime dhe e babait tim”, theksoi Yulia.
Skripas nënvizoi se ambasada ruse i ka ofruar ndihmë, por ajo nuk ka dëshirë që të ndihmohet nga kjo ambasadë.