AKTUALITET, 23 Maj 2018, 19:04

Lot për Vllazninë, festë për Kamzën, ky është verdikti i Kategorisë Superiore

Lot për Vllazninë, festë për Kamzën, ky është

Mes lotësh Vllaznia bie nga Kategoria Superiore.

Pavarësisht se shkodranët fituan me rezultatin 5-1 përballë Skënderbeut, sezonin e ardhshëm detyrohen që të luajnë në Kategorinë e Parë.

Kamza arriti një fitore historikë përballë Partizanit, me shifrat e ngushta 0-1, 3 pikësh që i mjaftoi për të mbijetuar në Superiore.

Partizani ishte inekzistent gjatë ndeshjes, me Kamzën që e kërkoi që në fillim fitoren, dhe në fund ia doli të arrinte objektivin e vet.