AKTUALITET, 23 Maj 2018, 20:03

Haradinaj takon Papa Françeskun: Kosova, shembull i tolerancës fetare

Haradinaj takon Papa Françeskun: Kosova, shembull i tolerancës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Selinë e Shenjtë, është takuar me Papa Françeskun, të cilit i ka shprehur përkushtimin e popullit të Kosovës, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajë e kultivojë për të mirën përbashkët.

Në një postim në “Facebook” shkruan se Kosova është shembull i tolerancës fetare dhe i promovimit të paqes, dhe se rruga euro-atlantike e Kosovës fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin.

Postimi i plote:

Takim në katër sy me Shenjtërinë e Tij, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Të nderuem me pritjen e të bekuem me fjalët e Atit të Shenjtë.

Kosova është shembull i tolerancës fetare dhe i promovimit të paqes. Rruga jonë euro-atlantike fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin.

Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut i shpreha përkushtimin e popullit tonë, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajmë e kultivojmë, në frymën e për të mirën përbashkët.

Kosova është mirënjohëse, që në Selinë e Shenjtë i ka gjetur gjithmonë dyert e hapura.

Bekimi i Papa Françeskut është një nxitje e mëtejshme për udhën që ndjek Kosova me popullin e saj, udhën e qytetërimit evropian!

RH