AKTUALITET, 23 Maj 2018, 21:00

Berisha i përgjigjet Ramës për 630 kg drogë: Familja e Arbër Çekajt...

Ish kryeministri, Sali Berisha, i është përgjigjur akuzave të Edi Ramës, se persona të rangjeve të larta në PD, janë të lidhur me 630 kg drogë të kapur në kamionët me banane. Berisha ka thënë se Rama gënjen dhe se familja e Arbër Çekajt, është kundërshtare e tij. Sipas Berishës, kryeministri Rama po përpiqet të mbulojë përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Rama, me drogën e kapur, duke akuzuar PD-në.

"Pasi ne akuzuam me të drejtë vëllain Olsin si pritës politik të drogës, gumëzhinte Durrësi që kaparin e ka çuar Gjushi dhe Ardian Cela, Edi Rama bën të njejtën gjë si me Riformaton. Arbër Cekaj është tropojas. Ka një problem aty. Ai ka problem me tropojasit, jo unë. Meka imë është Tropoja, aty kam shpirtin dhe zemër. Ky pronari i përket një familje, kundërshtare të egër të Sali Berishës. Ish themelues i Partisë Komuniste, i ati i tij. Xhaxhai i tij, është sponsor, i fushatës së PS bashkë me Met Kananit. Ka qenë këshilltar i Këshilit Bashkiak në Bashkinë e Tropojës kur e kishte PS. Nëse Rama gjen prova, ti bëjë publike. Po përpiqet të maskojë lidhjen e Olsit me drogën", u shpreh Berisha.

/TPZ.AL/