AKTUALITET, 11 Mars 2021, 20:25

Shpërthimi i mjetit të prokurorit, reagon policia: Vetëm dëme materiale, ngrihen pika kontrolli për kapjen e autorit

Shpërthimi i mjetit të prokurorit, reagon policia: Vetëm


Policia e Tiranës jep detaje për shpërthimin e mjetit të prokurorit Arjan Muça.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.