AKTUALITET, 11 Mars 2021, 20:11

Mjeti i shpërthyer te “Komuna e Parisit” në pronësi të një prokurori të Prokurorisë së Përgjithshme

Mjeti i shpërthyer te “Komuna e Parisit” në pronësi

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i makinës tip “Benz”, mbrëmjen e sotme te “Komuna e Parisit”, në Tiranë.

Mjeti i shpërthyer i përket një prokurori të Prokurorisë së Përgjithshme.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se mjeti ka qenë i prokurorit me inicialet A. M., të cilit dyshohet se i është vënë lëndë plasëse në pjesën e përparme.