AKTUALITET, 28 September 2026, 19:51

Shpërthimi i automjetit në Elbasan/ Pronarja është drejtoresha e Shërbimit Social të Bashkisë, policia në vendngjarje, hetohen pistat

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti i përket drejtoreshës së Shërbimit Social në Bashkinë Elbasan.

Drejtuesja e mjetit ka mohuar pretendimet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm apo se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e saj.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Një prej pistave që po shqyrtohet lidhet me mundësinë e një defekti teknik në automjet.

Si pasojë e flakëve, makina është shkrumbuar plotësisht.

Hetimet vijojnë për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe rrethanave të plota të ngjarjes.