AKTUALITET, 28 September 2026, 19:20

Spiropali takim me Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Europa nuk është vetëm destinacioni ynë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me Andreas Schieder, raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali e cilësoi takimin si “një bisedë të hapur dhe shumë të vlefshme”, ndërsa vlerësoi angazhimin e Schieder ndaj Shqipërisë.

“Një bisedë e hapur dhe shumë e vlefshme me Andreas Schieder, Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Europa nuk është vetëm destinacioni ynë.

Është standardi që aspirojmë, tërësia e sfidave që duhet të përballim për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes. Faleminderit Andreas për miqësinë dhe angazhimin e sinqertë e të gjithëkohshëm”, shkroi Spiropali.