AKTUALITET, 28 September 2026, 18:47

Elbasan/ Makina përfshihet nga flakët në qendër të qytetit, qytetarët largohen me vrap (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në zonë.

Disa prej qytetarëve janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, nga frika se automjeti në flakë mund të shpërthente.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti është përfshirë plotësisht nga zjarri dhe është shkrumbuar.

Për momentin nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.