AKTUALITET, 28 September 2026, 15:52

Ekosistemi shqiptar i inovacionit prezantohet në Bits & Pretzels: 17 startupe, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

Ekosistemi shqiptar i inovacionit, që po konsolidohet si një rrjetsipërmarrjesh, me ambicie ndërkombëtare, po prezantohet nëBits & Pretzels 2026, një nga eventet më të rëndësishmeeuropiane të startup-eve dhe inovacionit, që zhvillohet në Mynihtë Gjermanisë.

Në këtë festival, Shqipëria, që këtë vit ka statusin e venditpartner, po përfaqësohet me 17 startup-e nga Shqipëria, Kosovadhe diaspora, të cilat sjellin jo vetëm historitë e tyre të suksesit, por edhe një panoramë të transformimit që po kalon ekosistemishqiptar i inovacionit. 

E pranishme në Bits & Pretzels, Ministrja e Ekonomisë dheInovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, u shpreh se “17 Startup-et e përzgjedhur, operojnë në fushat e cybersecurity, inteligjencës artificiale dhe në edukim. Jo pa qëllim janë përzgjedhur këto sektorë, pasi janë ndër më të kërkuarit aktualisht në tregjet ndërkombëtare. Qëllimi është që këto startup-e të ndajnë idetë e tyre, të bëjnë takime me të singjashmit si dhe për të tërhequr sa më shumë financime në tregun tonë. Panaire të tilla shërbejnë për ta vendosur Shqipërinë në hartën globale të ekosistemit të startupe-ve, që të arrijmë në nivelet e vendeve, që janë të shtrira,në tregjet e huaja.” 

Promovimi i ekosistemit shqiptar të inovacionit në Bits & Pretzels është nismë e Startup Albania dhe EU4Innovation (GIZ), në kuadër të përpjekjeve për të zgjeruar praninëndërkombëtare të startup-eve shqiptare dhe për t’i lidhur ato me rrjetet europiane të inovacionit dhe investimeve.

Pjesëmarrja në Bits & Pretzels 2026 vjen pas një pranie gjithnjëe më aktive të startup-eve shqiptare në evente të rëndësishmendërkombëtare të inovacionit, si ITB Berlin, VivaTech dheSlush, duke forcuar gradualisht pozicionimin e Shqipërisë nëhartën europiane të sipërmarrjes inovative.