BOTA, 19 Shkurt 2018, 14:03

Shpërthen vullkani i fuqishëm në Indonezi

Vullkani Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë, ka shpërthyer mëngjesin e sotëm duke nxjerr pluhur të dendur në lartësi 16, 400 metra.

Retë e nxehta u dukën më pas duke u zbritur poshtë shpateve malore pranë Kutarakyat në ishullin e Sumatra, para se të shkonin tre milje në jug.

Qendra rajonale për studimin e vullkaneve me seli në Australi, ka dhënë alarmin e kuq për kompanitë avionët e të cilëve fluturojnë në këtë zonë.

Mali Sinabung me lartësi 2600 metra në zonën Karo, me shekuj ka qenë e qetë para aktivizimit në gusht të vitit 2010, kur dy persona humbën jetën.

Deri më tani, nuk janë raportuar viktima ose të lënduar, sipas zëdhënësit të Agjencisë Kombëtare të Zbatimit të Fatkeqësive, Sutopo Purwo Nugroho.

Mbi 30,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë afër bazës së malit pasi që seria e shpërthimeve filloi tetë vjet më parë.

Vullkani është një nga tre që aktualisht po shpërthen në Indonezi.