TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kishte munguar prej afro dy muajsh, por është rikthyer. Ndjekësit e rregullt të emisionit “Le Iene” në Mediaset, kishin vënë re se gazetarja Nadia Toffa mungonte prej disa kohësh.
Ajo ka dalë mbrëmë dhe ka treguar për sëmundjen e saj që e mbajti larg ekranit, ndërsa thotë se është shëruar 100%. Ajo është 39 vjeç dhe tashmë do të rinis punën, që prej dhjetorit të shkuar, kur edhe u shtrua në spital.
“Në këta muaj jam kuruar; bëra së pari ndërhyrjen më pas kimioterapinë dhe radioterapinë. Ndërhyrja hoqi tumorin por mund të kishte mbetur një qelizë e vogël që të përbënte rrezik dhe për këtë arsye bëra kimioterapinë dhe radioterpainë.
Në 6 shkurt përfundova gjithë kurën që parashikohej. Tani jam shumë mirë. Mendoj që nuk ka pse të më vij zor nga kjo që ka kaluar, as për faktin që mbaj paruke, këto nuk janë flokët e mi! Nuk kam pse fsheh që kam kaluar momente shumë të vështira”, – ka pohuar Toffa.