BOTA, 11 Shkurt 2018, 14:45

VIDEO/Avioni i rrëzuar, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Dalin pamjet e para nga vendi ku është rrezuar avioni pak pas ngritjes nga aeroporti i Moskës, pasi më parë humbi nga radarët. Emergjencat kanë mbërritur në vendin ku janë gjetur pjesët e avionit të rrëzuar, por nga të dhënat e para që raportojnë mediat ruse nuk ka të mbijetuar.

 Avioni rus me 71 persona në bord u rrezua ndërkohë që më herët ishte dhënë alarmi se ishte zhdukur nga radarët në afërsi të Moskës.

avion

 

graf

Vendi ky dyshohet se mund të jetë rrëzuar “është në fushë në rrethin e Ramensky, megjithatë shpëtuesit nuk kanë arritur skenë”, thone burime per Sputnik.

Sipas një burimi të Sputnik, në avion kishte 65 vetë në bord, pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.