TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gjarpër piton me një gjatësi prej 20 metrash është kapur nën trungun e një peme në një ishull në Malajzi.
Saktësisht, gjarpëri piton është kapur në ishullin e Boreno nga disa fshatarë që kalonin aty pranë. Sipas rrëfimeve të tyre ata dëgjonin vazhdimisht zhurmë nën trungun teksa kalonin pranë. Zhurma e vazhdueshme i kishte shtyrë fshatarët të kuptonin se çfarë kishte nën trungun ku shkonin përditë. Më një sharrë druri ata kishin prerë trungun e pemës dhe kishin gjetur dy gjarpërinj; një mashkull të vogël dhe femrën e madhe që ishte 20 metra. Një nga fshatarët që ishte pjesë e aksionit gjatë të cilit ata nxorrën gjarpërin prej trungut shprehet i lumtur për këtë gjetje dhe se kurrë në jetën e tij nuk kishte parë një gjarpër me të tilla përmasa.
“Isha i habitur, sepse kurrë nuk kam parë gjarpërinj të tillë më parë dhe kurrë nuk kam parë një piton gjigant që ishte më shumë se pesë metra e gjatë si kjo ndërsa python mashkull që gjetëm pranë më femrën ishte mjaft i vogël.
Ishte një ngjarje e mahnitshme dhe unë vazhdoja të xhiroja dy zvarranikët, sepse për komunitetin tonë mishi i tyre është një pjatë ekzotike dhe një gjellë e shijshme," shprehet fshatari Tinsung Ujang
Më vonë, pasi trupat e dy gjarprinjeve u transportuan në qendër të fshatit, mishi i tyre u nda duke u shpërndarë në mënyrë të barabartë fshatarëve dhe punëtorëve të afërt.
Ndërkaq “Daily Mail” e sheh me shqetësim zhdukjen e gjarprinjëve pitonë në Azinë Juglindore, pasi një nga gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë po shkon drejt zhdukjes, asnjë organizatë në botë për mbrojtjen e kafshëve nuk ka reaguar ndaj këtij fenomeni.