BOTA, 12 Shkurt 2018, 12:58

VIDEO-FOTO/ Moti i keq, përplasen 50 makina për shkak të dëborës, viktima e të plagosur

Ka dalë pamjet e një aksidenti masiv ku në një kohë të shkurtër më shumë se 50 makina janë përfshirë në një përplasje të madhe.

Një kamera që filmon trafikun ka treguar se si shoferët në një autostradë në Iowa, SHBA u përplasën me njëri-tjetrin, për shkak të dëborës dhe mjegullës.

Fatkeqësisht nga aksidenti mbeti një person i vdekur dhe të paktën 5 persona në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi në rrugën e 35 ndërshtetëror, ku temperaturat në rrugë kishin rënë në -18 ° gradë celsius.