TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Portretet zyrtare të ish-Presidentit Barack Obama dhe bashkëshortes Michelle Obama janë prezantuar nga Galeria Kombëtare e Portreteve në Washington.
Obama zgjodhi si autor të portretit të tij piktorin e diplomuar në Universitetin Yale, Kehinde Wiley, i njohur për portretet e gjalla të afrikano-amerikanëve.
“Ju falenderoj të gjithëve që keni ardhur. Unë dhe Michelle jemi shumë mirënjohës për miqtë dhe të afërmit që kemi, si dhe për personelin që ka punuar me mua në Shtëpinë e Bardhë dhe që kanë zgjedhur të na nderojnë në këtë formë e të na ofrojnë mundësinë të jemi në prani të këtij arti të mrekullueshëm,” iu drejtua presidenti të pranishmeve në muze.
Në portret, Obama shfaqet i ulur në karrige mes gjetheve, teksa autori ka përdorur lule nga shteti Ilinoi dhe nga Kenia, për të pasqyruar rrënjët e ish-presidentit.
Teksa ish-zonja e parë, Michelle Obama, zgjodhi artisten nga Baltimora, Amy Sherald, e njohur për punime që stilistikisht përqendrohen tek format dhe kontrastet e ngjyrave, si dhe të frymëzuara nga temat e drejtësisë sociale.
Michele shfaqej në portret është e veshur me një fustan me forma gjeometrike, e ulur para një sfondi një-ngjyrësh.
E entuziazmuar, ajo u shpreh: “Po mendoj tani për ato vajza të vogla afrikano-amerikane, që gjatë viteve do të vijnë këtu dhe do të shohin dikë që ngjan me ato në muret e këtij institucioni të madh amerikan”.