AKTUALITET, 14 Dhjetor 2020, 09:06

Kthjellime në pjesën më të madhe të Shqipërisë, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Kthjellime në pjesën më të madhe të

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e hënë do jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore do ketë prezencë të vranësirave mesatare deri të dendura të cilat vijnë në pakësim pas orëve të pasdites.

Mjegull e dendur e mjegullinë do ketë në lugina në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e fortë dhe e vrullshme kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre si dhe zonat luginore të vendit.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa me rrahje deri në 20-25m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 3/12 Diell

Kukës 1/8 Re diell

Lezhë 4/13 Diell

Dibër 0/6 Re diell

Durrës 4/14 Diell

Tiranë 4/15 Diell

Elbasan 3/14 Diell

Berat 2/15 Diell

Vlorë 4/13 Diell

Korçë -1/6 Re diell

Gjirokastër 0/10 Diell

Sarandë 4/13 Diell.