AKTUALITET, 13 Dhjetor 2020, 21:46

Mjeku i njohur shqiptar humb betejën me Covid-19 (EMRI)

Mjeku i njohur shqiptar humb betejën me Covid-19 (EMRI)

Një tjetër bluzë e bardhë nuk ka arritur ta fitojë betejën me koronavirusin. Ai është mjeku kosovar Nexhip Berisha, i cili ndërroi jetë ditën e sotme, i konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj.

“Doktori ka vdekur gjatë ditës së sotme i konfirmuar pozitiv me COVID-19”, tha Avdaj.

Avdaj ka bërë një dedikim prekës ndaj kolegut të tij të ndjerë.

“Do të jesh me ne ashtu siq ishe me mua si shok i studimeve, si doktor dhe do të jesh me mua si frymezim i një miqësie dhe si një koleg i paharuar.

Përjetësia ju takon heronjëve,punonjësve shëndetësore në betejën e tyre sublime ne ruajtjen e shëndetit të popullatës

Dr.Nexhip Berisha pusho në tokën e bekuar të Kosovës për të cilën punove pa rreshtur.

Ngushllime familjarëve e miqve tonë të përbashkët”, thuhet në dedikimin e Avdajt për shokun e tij të ndjerë.

Nga fillimi i pandemisë në Kosovë deri më sot kanë ndërruar jetë nga koronavirusi mbi 20 punëtorë shëndetësorë, shumica prej të cilëve kanë qenë aktiv duke punuar në institucionet shëndetësore.