TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi ka shpërthyer në institucionin e vuajtjes së dënimit me burg në Fier. Sipas “Balkanweb”, në IEVP Fier, 6 punonjës të policisë së burgjeve, dy infermierë dhe një i burgosur kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.
I dënuari i infektuar me koronavirus është transferuar për në spitalin e burgut.
Në total, në burgje janë me koronavirus, 15 persona të dënuar.
Nga ta, 4 deri tashmë janë të shtruar në spital, duke marrë trajtim për t’u shëruar nga koronavirusi.
Numri më i madh i të dënuarve të infektuar me Covid-19, është në burgun e Lezhës.