TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
PDIU ka reaguar për situatën e tensionuar në pikën Kufitare në Kakavijë ku prej ditësh qytetarët shqiptarë vijojnë të qëndrojnë të bllokuar.
Reagimi i plotë:
Kjo eshte koha e mallkuar qe jetojme ku “ Pirati behet Pape“
Pdiu reagon me force per situaten katastrofike humanitare te krijuar prej disa ditesh ne kufirin me Greqine , e cila kulmoi sot me humbjen e jetes se nje femije nga autoambulanca e nje shteti rrumpalle qe dhe kur ben sikur te vjen ne ndihme me shume shton kaosin ..
Radhe te gjata kilometrike njerez qe kane nevoje per ndihme humanitare , uje, ushqime e sherbim mjeksor , qe duken sikur jane refugjate te zonave ne lufte , turpesisht per te gjithe ne jane ne teritorin Shqiptar ..
Prej dy dekadash pikerisht ne cdo muaj Gusht emigrantet Shqiptar perballen me racizmin , ksenofobine e shtetit Grek qe i trajton qytetaret Shqiptare si qytetare te dores se dyte , me cinizem e racizem
..
Por fatkeqesisht ne kete kohe te mallkuar qe po jetojme , shteti rrumpalle i Rilindasit autokrat eshte si gjithmone inegzistent ..
Ky shtet rrumpalle , me kohe duhet te merte masat per te shtuar bashkepunimin e sportelet me palen Greke
Ministria jone e jashtme duhet te kerkoj urgjent nderhyrjen e Kryetarit te radhes se OSBE , te lere pushimet ne Dhermi e te angazhohet me palen Greke per zgjidhjen e krizes humanitare ..
Shteti rrumpalle i pa afte i Rames eshte si gjithmone inegzisten ne raste emergjencash e fatkeqesish .
Kjo eshte vertete nje kohe e mallkuar per Shqiptaret koha kur : “ Pirati behet Papë“