AKTUALITET, 15 Gusht 2020, 15:26

Situata kaotike në Kakavijë, Basha: Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka shpërndarë deklaratën e Partisë Demokratike për situatën e rëndë me qytetarët shqiptarë në Kakavijë.

“Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Partia Demokratike e cilësoi vdekjen e 10-vjeçarit në Kakavijë, si pasojë e një aksidenti rrugor një ngjarje e rëndë dhe humbje e madhe për familjarët e të miturit.

Sipas selisë blu një ngjarje e tillë është alarm tragjik për braktisjen që qeveria u ka bërë qytetarëve të saj.

“Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë. Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD-së.