AKTUALITET, 15 Gusht 2020, 15:18

Zvogëlohet radha e gjatë e makinave në Kapshticë, pala greke nisi punën me katër sportele

Zvogëlohet radha e gjatë e makinave në Kapshticë, pala greke

Një lajm i mirë vjen nga Kapshtica. Është zvogëluar radha e gjatë e makinave.

Raportohet se pala greke ka nisur të punojë me katër sportele duke përshpejtuar edhe procedurat.

Më herët radhët në këtë pikë kufitare kanë arritur deri në 3 km, ndërkohë që gjatë natës autoritetet greke e kanë ndërprerë punën dhe në mëngjes puna ka vijuar me ritme të ngadalta