TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino, ka marrë fjalën pak para votimit të Asamblesë së Përgjithshme. Fino ka bërë një përshkrim të futbollit në Shqipëri, duke e konsideruar drejtimin e Armand Dukës si të gabuar dhe pa vizion. Fino ka thënë se kampionati shqiptar është i trukuar dhe se shumë pak fonde shkojnë në drejtim të klubeve.
"Jam këtu për të karkuar votën tuaj. Nuk kërkoj votën për personin tim, apo cilësitë personale. Kërkoj të më votoni për programin që kam. Presidenti i deritanishëm kërkon votën e vazhdimësisë së tij 16 vjecare. Pa ja mohuar ndonjë arritje, me keqardhje konstatoj se futbolli shqiptar sot është i sëmurë. Kampionati shqiptar sipas Federbet është me besueshmërinë më të ulët. Futbolli është i pastruktuaruar, një lodër në duart e pak personave të pasur. Në shekullin e 21, shumica e klubeve varen nga donacionet sporadike", ka thënë Fino, pak para votimit të delegatëve.
/TPZ.AL/