TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reforma në administratën publike është në fokus të një takimi që po mbahet sot në kryeqytet. Në lidhjen direkt që po mbahet aktualisht në ERTV nuk kanë munguar as lidhjet direkte, kryesisht me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili ka treguar më shumë nga nismat e këtij dikasteri.
Po ashtu, Rama nuk ka kursyer edhe ironite, ndërsa e cilëson këtë si një operacion antitepsi.
“Faza e Parë e Operacionit AntiTepsi - Pas 4 muajsh pune intensive, qeveria plotësisht e përgatitur për realizimin e plotë të një shkurtimi të parë drastik të burokracisë për qytetarët, në çdo sektor. Një hap i madh për rritjen e shpejtësisë së shërbimeve për qytetarin në zyra e sportele dhe uljen e ndjeshme të korrupsionit. Jo vetëm kaq, po edhe masa konkrete kundër parazitëve e grabitqarëve, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155543018671523/