TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, do të vizitojë Korenë e Jugut, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lojrave Olimpike dimërore.
Kim Jo-yong, është vajza e ish liderit Kim Jong-il dhe roli i saj është forcuar pasi u promovua në byronë politike.
Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut do të marshojnë së bashku, nën të njëjtin flamur, gjatë ceremonisë.
Pjesëmarrja e Koresë së Veriut, është parë si një avancim sa i përket mardhënieve me dy vendeve. Megjithatë, ekspertët thonë se nuk ka gjasa të ketë impakt mbi ambicient e Koresë së Veriut për të poseduar armë bërthamore.
SHBA mendon se Koreja e Veriut, po i bërdor lojrat Olimpike për propagandë dhe për këtë arsye ka dërguar zëvendës presidentin Mike Pence, për të qenë i pranishëm në Pyeonchang, si një përgjigje.
"Ne do të jemi të pranishëm në lojrat Olimpike, për tu siguruar se Koreja e Veriut, nuk do të përdorë simbolikën, për të mbuluar të vërtetën për regjimin", u shpreh Pence.
/TPZ.AL/