AKTUALITET, 24 Gusht 2020, 13:32

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në Shkodër


Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen Dërgut të Shkodrës.

Mësohet se ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë. Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve. Policia ka nisur hetimet.