BOTA, 30 Tetor 2017, 13:24

Erërat e forta lëvizin aeroplanin, si të ishte lodër fëmijësh (Video)

Erërat e forta lëvizin aeroplanin, si të ishte lodër

Erërat e forta dhe shiu që kanë kanë kapur pjesën veriore dhe qendrore të Evropës, dhe si rezultat i motit, ulja e një aeroplani për pak sa nuk ishte fatale.

Në videon e publikuar nga BBC, shihet se si aeroplani në mënyrë të pasigurt tenton të zbresë në aeroportin e Salzburgut në Austri, por vendosmëria e pilotit bën që ai megjithatë ta zbresë në tokë aeroplanin.

Aeroplani lëvizte sikur të ishte lodër për fëmijë edhe pse lëvizte me shpejtësi prej 70 kilometra në orë, dhe në një moment dukej sikur krahu do të përplasej në pistë.

Duke parë që rrezikohej nga përplasja e sigurt, piloti vendosë ta ngrejë për disa sekonda aeroplanin.

https://twitter.com/BBCWorld/status/924919850018975744