AKTUALITET, 1 Tetor 2020, 18:41

Shorti i grupeve të Champions League/ Messi kundër Ronaldos, Reali përballet me Interin

Shorti i grupeve të Champions League/ Messi kundër Ronaldos, Reali

Shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2020/21, të hedhur sot në Gjenevë, ka ofruar përballje të forta, ku spikasin ato Bayern -Atletico Madrid, Paris Saint Germain-Manchester United, dhe një duel epik midis Cristiano Ronaldo-Lionel Messi, pasi Juventus dhe Barcelona janë në një grup (G). Dy lojtarët, të konsideruar si më të mirët në botë kanë fituar së bashku 11 "Topa të Artë".

Duele mjaft interesante janë edhe në grupet e tjera, por sigurisht edhe fat për disa ekipe, si në rastin e Real Madridit, që si ekip më të fortë në Grupin B ka Shakhtar Donjesk, por nga ana tjetër do të përballet edhe me Interin, ekipi më pak i dëshiruar nga vazoja e tretë.

Në Grupin A, Bayerni, kampion në fuqi i Championsit përplaset me Atleticon e Madridit, në Grupin C spikat përballja Porto – Manchester City, në Grupin D Liverpool – Ajax, Sevilla – Chelsea në Grupin C, Zenit – Dortmund në Grupin F dhe Manchester United – PSG në Grupin H, ku është shortuar edhe Leipzigu.

GRUPI A:

Bayern Mynih

Atletico Madrid

Salzburg

Lokomotiv Moskë

GRUPI B:

Real Madrid

Shakthar

Inter

Monchengladbach

GRUPI C:

Porto

Manchester City

Olympiacos

Marseille

GRUPI D:

Liverpool

Ajax

Atalanta

Midtjylland

GRUPI E:

Sevilla

Chelsea

Krasnodar

Rennes

GRUPI F:

Zenit

Dortmund

Lazio

Club Brugge

GRUPI G:

Juventus

Barcelona

Dinamo Kyiv

Ferencvaros

GRUPI H:

PSG

Manchester United

Leipzig

Istanbul Basaksehir

RRUGA DREJT FINALES NË STAMBOLL

NDESHJET

Faza e Grupeve

Ndeshja 1: 20/21 tetor

Ndeshja 1 2: 27/28 tetor

Ndeshja 1 3: 03/04 nëntor

Ndeshja 1 4: 24/25 nëntor

Ndeshja 15: 01/02 nëntor

Ndeshja 1 6: 08/09 nëntor

Raundi i të 16

Shorti 14 dhjetor

Ndeshjet e para: 16/17 & 23/24 shkurt

Ndeshjet e dyta: 9/10 & 16/17 March

Çerekfinalet

Shorti: 19 mars

Ndeshjet e para: 6/7 prill

Ndeshjet e dyta: 13/14 prill

Gjysmëfinalet

Shorti: 19 March

Ndeshjet e para: 27/28 April

Ndeshjet e para: 4/5 May

Finalja

Stadiumi "Atatürk Olimpiyat Stadı", Stamboll: 29 maj