AKTUALITET, 1 Tetor 2020, 17:34

Defekt teknik/ Merr flakë makina në ecje në aksin Qafë Thanë- Pogradec,

Defekt teknik/ Merr flakë makina në ecje në aksin Qafë

Një mjet tip X5 ka marrë flakë në ecje në aksin Qafë Thanë-Pogradec dhe është shkrumbuar thuajse i gjithi.

Shkak i flakës mendohet se është një defekt teknik. Edhe pse zjarrfikësit kanë ndërhyrë, ata nuk kanë arritur që të shpëtojnë automjetin i cili është djegur rreth 70%.

Fatmirësisht nga djegia e tij nuk ka të lënduar pasi drejtuesi ka arritur të dalë në kohë.