TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lali Eri i Bashkisë së Tiranës, ka nisur takimet propagandistike, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Duke folur në Asamblenë e Partisë Socialiste për njësinë Bashkiake 1 në Tiranë, Veliaj tha se Partia Socialiste është më patriotikja dhe më "punë-mbaruara" në të gjithë Shqipërinë.
“ Kjo logo e madhe, Partia Socialiste, partia më e madhe, më patriotike, më punë-mbaruar në Shqipëri!", tha Veliaj për partinë e Edi Ramës.
Veliaj sulmoi edhe analistët që shfaqen në televizione, që sipas tij "dërdëllisin në televizion dhe kanë nga 10-11 shtëpi", por pa përmendur emrat e këtyre analistëve.
Më pas Veliaj tha se takoi një 100 vjeçare, që ka thënë se Lali dhe shokët e tij janë "gojë-ëmbël".
"...Tha një nga arsyet që më pëlqeni, është goja e mjaltit që ju keni, ajo më tërheq. Edhe 100 vjeç, njeriu e dallon të mirët, të dashur, të bukurën, nga e keqja, nga përçarja". /TPZ.al/