TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në një reagim ndaj deklaratave të deputetit socialist, Taulant Balla, i cili theksonte se, në pesë vitet e qeverisë Rama ‘oligarkët’ kanë paguar tri herë më shumë taksa, se sa në të gjithë qeverisjen e PD, shkruan se në shtatë vite oligarkët kanë marrë dhe ndarë me Ramën dhe ministrat e tij, tre miliardë euro koncesione.
Postimi i Spahos
“Në 7 vite oligarkët kanë marrë dhe ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione. Ky është fakt që nuk ka video dhe film 3D, që e mbulon dot. Sikundër e dinë po aq mirë të gjithë shqiptarët, se kullat që mbijnë çdo ditë në Tiranë, nuk pastrojnë vetëm paratë e drogës, por dhe milionat e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve me koncensionet dhe PPP-të e Rilindjes dhe oligarkëve".
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1700054343495427&id=442305982603609