TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit ka ndërruar jetë një person. Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve.
Betejën me sëmundjen e ka humbur një 66-vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në total numri i viktimave në vend shkon në 388.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 157 raste të reja me Covid-19, teksa dje ishin 131.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në: 75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.
Sot është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Njoftohet se janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
COVID-19 – Statistika (1 Tetor 2020)
Testime totale 89053
Raste pozitive 13806
Raste të shëruara 8077
Raste Aktive 5341
Humbje jete 388 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2631
Durrës 582
Shkodër 391
Elbasan 299
Lezhë 291
Korçë 251
Fier 247
Vlorë 194
Kukës 149
Berat 116
Dibër 111