TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qëllimi për caktimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si agjenti përgjegjës për mbledhjen e taksës së ndërtesës nga qeveria ka sjellë reagimin e Shoqatave të Bashkive të Shqipërisë. Kjo e fundit, përmes një njoftimi për shtyp deklaron se në mbrojtje të parimeve të autonomisë vendore shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin për projektvendimin e qeverisë që synon që taksa vendore e ndërtesës të mblidhet nga një ent qeveritar si OSHEE.
Projektvendimi i qeverisë parashikon që OSHEE të mbledhë taksën e ndërtesës kundrejt një pagese në vlerën 4% të shumës së mbledhur. Kjo bie ndesh me ligjin për vetqeverisjen vendore, thekson njoftimi i shoqatës, si dhe atë për sistemin e taksave vendore ku përcaktohet se është e drejta e bashkisë të përcaktojë mënyrën e mbledhjes së taksës, përfshirë zgjedhjen e agjentit fiskal dhe detyrimet e ndërsjellta. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë kërkon tërheqjen e qeverisë nga nisma që e konsideron antiligjore si dhe kërkon që të jenë bashkitë ato që do të vendosin se si do të mblidhet taksa e ndërtesës./abcnews.al