AKTUALITET, 21 Gusht 2018, 15:22

Vasili: Shqipëria peng i analfabetëve politikë! Është kaq gomar sa…

Vasili: Shqipëria peng i analfabetëve politikë! Është

Kreu ideputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka përdorur një poezi të Bertolt Brecht për të përshkruar aktualitetin politik me personazhet e veta në Shqipëri.

Duke patur parasysh edhe qëndrimet e vazhdueshme të Petrit Vasilit, kuptohet qartë se në fokus të sarkazmës së përdorur, është Kryeministri Edi Rama.

Ja postimi i Petrit Vasilit

Shqiperia peng dhe viktime e analfabeteve politike.....

BERTOLT BRECHT

ANALFABETI POLITIK

Analfabeti më i keq është analfabeti politik.

Ai nuk dëgjon,

nuk flet, nuk do t’ia dijë për ngjarjet politike.

Ai nuk e di se kostoja e jetës,

çmimi i fasuleve,

i peshkut,

i miellit,

i qirasë,

i këpucëve

e i ilaçeve varen

nga

vendimet

politike.

Analfabeti politik është kaq

gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin

duke thënë se e urren politikën.

Nuk e di hajvani

se nga injoranca e tij politike

lind prostituta,

fëmija i lënë rrugëve,

grabitësi me thyerje,

lind më i keqi i të gjithë banditëve,

që është politikani mashtrues,

mafiozi i korruptuar,

lakeu i sipërmarrjeve

kombëtare

e

shumëkombëshe.