AKTUALITET, 28 Tetor 2018, 09:54

Shkundet qeveria/ Artan Hoxha paralajmëron largimin e një tjetër ministri

Shkundet qeveria/ Artan Hoxha paralajmëron largimin e një tjetër

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar  largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

I ftuar në studion e Report Tv, gazetari Hoxha tha se largimi i Xhafajt ishte shumë i papritur, ndërkohë që i rezistoi furtunës së akuzave të opozitës në lidhje me çështjen “Babale”.

Ndërsa më tej, Hoxha paralajmëroi se largimin e Xhafajt do ta pasojë edhe largimi i ndonjë ministri tjetër, por pa përmendur emra.

“Largimi i Xhafajt do të pasohet edhe me largimin e ndonjë ministri tjetër. Rama është mësuar të na suprizojë”-tha ndër të tjera gazetari Hoxha.