AKTUALITET, 27 Tetor 2018, 22:39

Mesazhi i koduar/ Si e paralajmëroi Saimir Tahiri largimin e Xhafës

Mesazhi i koduar/ Si e paralajmëroi Saimir Tahiri largimin e Xhafës

Plot një vit më parë, pikërisht në tetor 2017 për të përmirësuar imazhin e tij pas largimit nga ministër i brendëshëm, Saimir Tahiri vendosi të dalë në portokkali. Përtej batutave të emisionit humoristike dhe furçeve se ai kishte rregulluar estetikisht policinë, e parë nga sot kjo dalje mund të lexohet edhe si mesazh i koduar. Pasi në një batutë me personazhin e policit Fatmir, Tahiri pyetet se pse iku nga ministër, ai lë të kuptohet se atë e hoqën. Por pjesa më aktuale sot është ajo kur ai flet për pasardhësin e tij Fatmir Xhafa. Njëri nga policët thotë: “Ju që ju mbaron emri me mir, pas një kohe ju flakin” . Dhe Tahiri përgjigjet: “Uleni zërin se dhe ky që është tani ministër, me “mir” i përfundon emri” (shiko videon min 6 50- 7 22).

https://www.youtube.com/watch?v=f8qdC2YRxh0&feature=player_embedded