TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arabia Saudite ka refuzuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 18 sauditëve të akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
“Mbi çështjen e ekstradimit, këta individë janë qytetarë saudit. Ata janë burgosur në Arabi Saudite, hetimi është zhvilluar në Arabi Saudite dhe do të gjykohen në Arabi Saudite”, deklaroi ministri saudit i Punëve të Jashtme, Adel al Jubeir, gjatë një konference mbi sigurinë në Manama.
Ministri i Jashtëm saudit ka deklaruar se personat e përfshirë në vrasjen e gazetarit do të gjykohen në Arabinë Sudite. TPZ.AL