AKTUALITET, 27 Tetor 2018, 19:12

Marcelo Lipi: Juventusi mund ta fitojë Champions League

Marcelo Lipi: Juventusi mund ta fitojë Champions League

Trajneri italian Marcelo Lipi në një intervistë për “Corriere dello Sport”, u shpreh se Juventusi është skuadra që ka më shumë mundësi të fitojë Champions League.

Kjo deklaratë vjen pas fitores suksesit të bardhezinjve kundër Manchester United

“Të shihje Juventusin që dominonte në një stadium të tillë ishte madhështore, speciale, emocionuese. Realisht ishte një ndeshje spektakolare.

Ajo që më goditi ishte mënyra sesi dominuan në një prej stadiumeve më të frikshëm të botës, në një ndeshje që edhe u komplikua në pjesën e dytë, por pikërisht aty treguan personalitet dhe konfirmuan rritjet e tyre totale, për të arritur tek objektivi final”.

“Ndërsa shihja ndeshjen, përsërisja me vete: Po, ky është viti i duhur për të rikthyer Champions-in në Torino. Dhe dy faktorë të rëndësishëm për të arritur këtu janë Allegri dhe Ronaldo”, shtoi Lippi. TPZ.AL