AKTUALITET, 27 Tetor 2018, 20:05

'Leje për restorantin e Avdylajve', Dako-Bashës: Shpifja jote me video në gjyq, do tundësh lekët nga thesi

'Leje për restorantin e Avdylajve', Dako-Bashës: Shpifja

Pas akuzave të Lulzim Bashës, se kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako i ka dhënë leje ndërtimi për restorant bandës së Avdylajve ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Përmes një postimi në “Facebook” Dako akuzon Bashën se ka shpifur, më tej shkruan se të hënën do bëjë kallëzim ndaj kryedemokratit.

“Unë s’kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif!” deklaron Dako.

Postimi i plotë:

O Lulzim o toçi i Saliut! Shpifja jote me video sot do shkojë në gjyq dhe për këtë ti do tundësh lekët nga thesi që kunati e mban dhe ti e mbush!

Unë s’kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif! Kurse ti i ke dhënë leje vetes tënde për shtesë kati mbi pallat në kundërshtim me çdo ligj.

Je shumë peshk o toç dhe je peshk rezervati që mirë nuk hahesh po po qelb dynjanë. Të hënën depozitoj padinë për shpifjen tënde të re. Toç! TPZ.AL